Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i intervistuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, ka deklaruar se sëmundja epidemike e fruthit ka shënuar rënie deri në këtë periudhë.
Drejtori i kësaj klinike, më tutje ka deklaruar se deri më tani janë paraqitur 205 raste, ndërsa 147 janë ndalur për trajtim. Për momentin, sipas tij, në trajtim po qëndrojnë tre persona të prekur nga kjo sëmundje, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq, ai më tutje ka vënë në pah edhe se personat e prekur nga kjo sëmundje kanë qenë kryesisht të pa vaksinuar në foshnjëri. Vaksinimi i tillë rekomandohet të bëhet në muajin e 18-të të foshnjës.
Gjithashtu, Ramadani ka theksuar edhe se tashmë prindërit janë vetëdijësuar mjaftueshëm në lidhje me vaksinimin./Gazeta Shneta/