Qytetari nga Prishtina Petrit Bylykbashi ka dal publikisht me një njoftim në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar se është prekur nga koronavirusi Covid-19.
Bylykbashi iu ka bërë thirrje miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij që të kontaktojnë në numrin emergjent 038 200 80 800 nëse kanë pasur kontakt me të në 2 javët e fundit, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i tij i plotë:
Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.
Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.
Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.
Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.