Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar para disa ditësh nga qytetarët në një status në facebook, që t’i denoncojnë eksperiencat negative me zyrtarët e shtetit duke treguar edhe emrat e tyre.
“Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu”.
“Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma”, shkroi Rama në facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Pas kësaj ai mori mbi rreth 3 mijë komente ku qytetarët tregonin ngjarjet e tyre, ku zyrtarët e shtetit ishin korruptuar, i kishin neglizhuar apo keqtrajtuar.
Rama publikoi raportin e këtyre denoncimeve në facebook dhe ndër 100 zyrtarë të shtetit, disa prej tyre janë edhe nga shëndetësia.
“78 denoncime te korrupsionit te mjekeve, infermiereve, mungeses se medikamenteve dhe neglizhences apo keqtrajtimit ne dyert e spitaleve apo qendrave shendetesore”, thuhet në raport.
Një nga ta është edhe mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela.
Petrela është denoncuar nga qytetarët për pozitën e tij në Neurokirurgji.
Krahas tij janë denoncuar edhe mjekët Josif Dena nga Berati, Roel Zoga nga Fieri dhe Iliriana Agolli në Paskuqan. /Gazeta Shneta/