Shumë nëna të reja ende nuk e ia dinë rëndësinë e qumështit të gjirit. Ato zgjedhin për fëmijët e tyre ushqimin me qumësht farmaceutik.
Shkaqet janë të çuditshme madje shpesh herë dhe të pabesueshme, kur bëhet fjalë për shëndetin e një fëmije.
Mjekët iu bëjnë thirrje nënave të reja që të ushqejnë fëmijët më ilaçin e jetës që përmban të gjitha vlerat e nevojshme për një jetë të shëndetshme të fëmijës.
E njëjta thirrje vjen dhe nga farmacistët dhe pse ata janë të interesuar të shesin ushqimet e fëmijëve.