Nga dhimbjet e stomakut në sëmundje dhe pastaj në diarre, ka shumë mundësi që këto shenja që shfaqen tek bebet të jenë simptoma të alergjisë tek foshnjat.
Bebet mund të jenë alergjike ndaj qumështit. Për shkak se disa nga simptomat e alergjisë ndaj qumështit, mund të jenë të vështira për t’u diagnostikuar, transmeton Gazeta Shneta.
Një alergji ndaj qumështit përfshin një reaksion imun ndaj një ose më shumë proteinave të pranishme në qumësht.
Këto simptoma zakonisht përfshijnë diarre dhe fryerje. Nëse fëmija juaj është alergjik ndaj qumështit të formulës që bëhet nga qumështi i lopës, atëherë kërkoni ndihmën nga ofruesi juaj mjekësor.
Para se të shqetësoheni për alergjitë që mund t’i ketë qumështi, kujdesuni në masë të shtuar sidomos që fëmijët të mos kenë kontakt me fëmijët e tjerë që kanë ndonjë virus.
Por, nëse nuk keni ndonjë rast të tillë, dhe foshnja juaj po vazhdon njëjtë të reagojë ndaj qumështit të formulës, atëherë kërkoni këshillën e ofruesit tuaj mjekësor./Gazeta Shneta/