Si prindër që jeni, kujdesi për fëmijën tuaj është maksimal, por madje ndoshta nuk e vëreni por ju flisni tërë kohën vetëm për të voglin tuaj.
Kapsllëku tek bebet është i pazakontë, foshnjat janë në një dietë të lëngshme, kështu që ushqimi i tyre absorbohet dhe tretet më lehtë.
Mesatarisht në ditë foshnjat nga 0 deri në 4 muaj kryejnë nevojat e tyre fiziologjike 3 deri në 4 herë gjatë ditës, transmeton Gazeta Shneta.
Kapsllëku gjatë ushqimit me gji mund të jetë për shkak të alergjive ndaj proteinave, prandaj në këtë aspekt nënat duhet të kenë kujdes në atë që hanë.
Zakonisht, foshnjat që ushqehen me formulë janë më të prirura për kapsllëk, për shkak të vështirësisë më të madhe të tretjes së qumështit.
Po ashtu, duhet të keni kujdes në ushqimet e ngurta për shkak se treten më ngadalë ndërsa tek bebja juaj mund të paraqes shenja të kapsllëkut.
Drithërat mund të shkaktojnë kapsllëk, që kanë fibra të ulëta si: orizi i bardhë, bukë e bardhë apo makarona.
Fibrat janë shumë të rëndësishme, ushqimet që janë të pasura me fibra ndihmojnë që të shëroni foshnjën tuaj nga kapsllëku./Gazeta Shneta/