Zyra për medie e SHSKUK-së ka bërë të ditur se ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të mbetet nën kujdesin intensiv.
“Ish-kryeministri, vazhdon të mbetet nën përkujdesin shëndetësor mjekësor në mjekimin intensiv në QKUK, nga ekipa mjekësore e udhëhequr nga anesteziologët dhe stafi i këtij shërbimi”, thuhet në një deklaratë zyrtare, transmeton Gazeta Shneta.
“Konsiliumi mjekësore po përcjellë gjendjen dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe ditët në vazhdim, përfshi edhe vikendin”.
Ky reagim i QKUK-së vjen pas lajmit se Rexhepi do të dërgohet në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm me para të siguruara nga Presidenca e Kosovës.
SHSKUK nuk e ka komentuar këtë lajm, derisa nuk ka ende asgjë zyrtare. /Gazeta Shneta/