Ndonëse partia e tij, Nisma për Kosovën, nuk arriti të kaloj pragun prej 5 për qind për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, farmacisti Armend Jashari e kaloi pragun për t’u punësuar në QKUK
Farmacisti Armend Jashari është anëtarësuar në partinë e Fatmir Limajt së bashku me një grup të njerëzve që Nisma për Kosovën i pati prezantuar si intelektualë, shkruan Gazeta Shneta.
Pas anëtarësimit në këtë parti, Jashari ia pati mësyrë edhe pozitës së drejtorit të të përgjithshëm të SHSKUK-së gjatë vitit të kaluar. Ai ishte në konkurrencë me Dr. Basri Sejdiun dhe Dr. Fakir Spahiun. Ky i fundit, drejtor në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, ka qenë kryetar i komisionit për pranimin e Jasharit në punë si farmacist.
Spahiu ka deklaruar për Gazetën se Jashari është pranuar në punë pasi është i vetmi doktor shkence në Kosovë për farmaci klinike. Sipas tij, Jashari do të ndihmojë në funksionalizimin e PET CT-së e cila është një metodë e mjekësisë nukleare.
Jashari është poashtu pronar i deposë farmaceutike dhe barnatores “Pharma In”. /Gazeta Shneta/