Qendra Klinike Universitare e Kosovës po vazhdon me probleme. Madje ato shkojnë deri aty sat ë mungojnë edhe gjërat elementare që nevojiten për t’u kryer operacionet.
Gjendja e mungesave të gjërave esenciale është evidente qe disa muaj, mirëpo sot e ka aktualizuar deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, shkruan gazetamaetro.net.
Ai ka publikuar një fotografi nga salla e operacionit ku ka bërë të ditur se është në pritje për kryerjen e intervenimit. Mirëpo, kjo nuk është informata kryesore, pasi Avdyli ka potencuar se po mungojnë shiringat, dorezat, gazat, e madje edhe penjtë.
“Në pritje të nisjes të operacionit në klinikën e Neurokirurgjisë. Mungojnë e blehen nga pacientët shiringa,dorezat, gazat, penjtë, e shumë gjëra bazike. Të vetmen gjë po ua ofrojmë shërbimet ,ekspertizën tonë dhe ndonjëherë ndonjë fjalë të mira e buzëqeshje”, ka shkruar deputeti i LDK’së.
Sidoqoftë, edhe muaj më parë mediat raportuan për një situatë jo të mirë në QKUK. Pas mungesës së barnave esenciale, pacientët janë duke blerë me muaj gjërat elementare për operime.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë që vjen nga PDK, Uran Ismaili, ka bërë të ditur më herët se mungesa e barnave është faj i keqmenaxhimit të mëhershëm. Ai u zotua se brenda vitit do ta rregullojë problemin me listën e barnave esenciale./gazetametro