Pas pajisjes me skalperin ultrasonik nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Trokale, kanë operuar 50 pacientë, e që më parë ishin operuar me metoda klasike, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
QKUK tutje deklaron se përmes saj është rritur performanca profesionale, por kanë përfituar pacientët ngase gjatë ndërhyrjes ka pak gjakderdhje e dhimbje.
“Njëkohësisht, është shkurtuar koha e operimit, është mundësuar mbrojtja strukturave anatomike përreth dhe gjatë prerjes në operacion. Një operacion i tillë jashtë vendit ka kushtuar 25 deri në 30 mijë euro, përderisa nga muaji shkurt, kur është futur në punë kjo aparaturë, pacientët po e marrin shërbimin në klinikë”, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/