Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detajet për gruan që vdiq në ditën e sotme, pasi kërceu nga kati i katërt i Klinikës Emergjente i kësaj qendre.
Në një prononcim për media, Qendra Klinika Universitare ka treguar se një grua ndërroi jetë përgjatë ditës së sotme, duke rënë nga katet e sipërme të Klinikës së Gjinekologjisë Obstetrike, shkruan Gazeta Shneta.
“Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji“, thuhet më tutje në prononcim.
Gazeta Shneta ka mësuar se gruaja 32-vjeçare kishte lindur para një muaji në Gjinekologji, por ishte duke qëndruar në klinikë për shkak se foshnja e saj kishte probleme shëndetësore.
Organet kompetente janë njoftuar për vdekjen e kësaj gruaje, të cilat po merren me rastin./Gazeta Shneta/