Pas lindjes në pllaka të një nënë në ditën e djeshme në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ka reaguar zyra e drejtorit të SHSKUK’së.
Kjo e fundit njofton se kanë filluar hetimet për të zbardhur detajet se si ka ndodhur rasti, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i QKUK’së:
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike .
Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.
Poashtu, janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë”. /Gazeta Shneta/