Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dal me një reagim për vdekjen e pacientëve në operacione.
QKUK thotë se nga operacionet kanë mbetur të vdekur vetëm 2 persona, e jo 4 ashtu siç u raportua mbrëmë nga televizioni publik.
“Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se “menjëherë janë ndërmarrë masa”, por ato u ndërmorën tek pasi Insajderi raportoi për vdekjen e pacientëve.
QKUK-ja reagoi për numrin e të vdekurve, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë sqarim dhe detaj rreth tyre duke mbajtur rastin kështu në heshtje totale.
Gazeta Shneta më herët raportoi për pezullimin e operacioneve në QKUK dhe kjo e fundit ka konfirmuar se ndërhyrjet janë ndalur në bllokun e klinikave kirurgjike.
“Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion”.
“Puna është duke u zhvilluar normalisht në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë, Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Gazeta Shneta/