Drejtoria e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përzgjodhi disa mjeke dhe infermiere që kanë shkuar ose janë afër pensionimit për t’ua dhuruar nga një buqetë me lule për nder të Ditës së 8 Marsit.
Buqetat me lule iu shpërndan atyre në shenjë falënderimi për kontributin që kanë dhënë në QKUK. Por këtë kontribut nuk ua kanë paguar me paratë që iu takojnë, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo për faktin se QKUK iu ka mbetur borxh nga 30 për qind në dy rroga, në dhjetor dhe janar. Zyrtarët patën deklaruar se ky borxh ka ndodhur për shkak të mosaprovimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.
QKUK është zotuar se borxhi do të kompensohet në rrogën e muajit mars. /Gazeta Shneta/