Qendra Emergjente e QKUK-së është pajisur me monitor të huazuar nga Spitalet Regjionale, pasi që ata që i posedonte dolën nga përdorimi.
Monitorët e prishur një javë më parë në Qendrën Emergjente të QKUK-së u zëvendësuan, raporton Klan Kosova.
Zëvendësimin e aparatëve e bënë me huazimin e monitorëve nga spitalet regjionale të Kosovës.
Një koordinim të tillë e ka vlerësuar Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ndërsa tha se janë në procedurë të ofertimit për pajisje të reja.
Ndërkaq, Basri Lenjani, drejtor i kësaj qendre, u shpreh i pakënaqur për një gjë të tillë, duke thënë se i ka mbushur 70 faqe duke shkruar për mungesën e pajisjeve dhe vjetërsinë e tyre.