Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK, ka kryer operacionin e parë tek një pacient i moshës 70 vjeçare, i njohur si operacion i valvulës aortale me valvula biologjike.
Qëllimi i këtyre operacioneve ka të bëjë që pacientët të jetojnë pa terapi anti koagulantë. Ato zakonisht vendosen tek pacientët të cilët janë në rrezik nga koagulopatit, pastaj tek vajzat e reja të cilat mendojnë të krijojnë familje, tek të rinjtë që dëshirojnë të merren me sport dhe kanë nevojë për ndërrim të valvulave si dhe tek moshat e shtyra mbi 70 vjeç, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas asaj që raporton SHSKUK në rrjetin social Facebook, pacienti i operuar tashmë është liruar në shtëpi në ditën e pestë dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme.
Valvulet biologjike janë valvula të krijuara nga indet shtazore duke filluar nga indet e derrit, lopës, kalit. Në rastin e pacientit është vendosur perikardi i lopës në vend të valvulës biologjike.
Operacioni është realizuar nga kardiokirurgët Dr.Arbër Kutllovci, kardiokirurg dhe Dr.Adem Grbolar, kirurg kardiovaskular, derisa anestezioni është mbajtur nga Dr.Dafina Matoshi, kardio-anesteziologe dhe Dr.Diana Avdyli-kardio-anesteziologe, asistuar edhe nga ekipi i inst rumentareve dhe teknikëve të anestezionit.
‘’Derisa kardiokirurgjia vazhdon të realizoj operime të komplikuara dhe mjaft të shtrenjta, të cilat realizohen në Qendrat e mëdha kardiokirurgjike në botë, duke kursyer pacientët që mos të shkojnë jashtë institucioneve publike, por edhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore’’, thuhet në njoftimin e SHSKUK./Gazeta Shneta/