Sipas raportit të Auditorit për vitin e kaluar thuhet se në QKUK janë bërë gjithsej dy pagesa para marrjes së shërbimit adekuat.
Kështu auditori ka gjetur se me datën 12 dhjetor të vitit 2017, QKU kishte bërë pagesën me vlerë prej 23 mijë e 682 eurosh për servisimin e disa pajisjeve mjekësore, derisa pajisja nuk është servisuar deri më 15 shkurt të vitit 2018.
“Pagesat e bëra para se të ofrohet shërbimi rrit rrezikun se për shërbimet e paguara të mos ofrohet servisimi ashtu siç është përcaktuar më kontratë”, thuhet në raportin e Auditorit.
Po kështu sipas këtij raporti rekomandohet që Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm të sigurohen se nuk duhet të bëhen pagesa pa marrë së pari shërbimin./Kallxo.com/