Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë ka mbajtur sot mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së stomatologut, Dr. Shtjefen Selmanaj.
Në mbledhje kanë marr pjesë personeli mjekësorë, familjarët si dhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Dr. Hekuran Sejdiu.
“Drejtoria dhe Bordi udhëheqës i shprehen ngushëllimet me te sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve të Klinës për vdekjen e shpejtë dhe të papritur të Dr. Shtjefen Selmanaj”, thuhet në njoftimin e QKMF-së. /Gazeta Shneta/