Nuk ka një shumë informacione për qimet e thithkave tek gratë. Derisa ekzistojnë edhe shumë rrëfime rreth asaj se çfarë kuptimi kanë këto qime në thithka, dhe rreziku i tyre për shëndetin tuaj.
Por, mos u ndieni të vetmuar sepse nuk jeni vetëm, vlerësimet nga obstetrët dhe gjinekologët tregojnë se rreth 30 për qind e femrave kanë qime në gjoks, por që shumë të tjerë e konsiderojnë turp shpjegimin e këtij fenomeni para njerzëve të tjerë, por statistikat janë me të vërtetë të larta, transmeton Gazeta Shneta.
Qimet rreth thithkave janë krejtësisht normale, dhe zakonisht nuk shkaktohen nga ndonjë problem shëndetësor. Çështja e vetme shëndetësore që lidhen me thithkat është sindromi policistik në vezore, por qimet nuk janë e vetmja simptomë, kështu që nuk keni nevojë për t’u shqetësuar.
E, sa i përket largimit të tyre atëherë kjo mbetet në zgjedhjen tënde nëse doni t’i hiqni këto qime në këtë zonë apo jo.
Por ekzistojnë disa mënyra që ju mund ta bëni këtë, duke përdorur makinë të rrojës apo edhe deri tek metoda me anë të lazerit./Gazeta Shneta/