Shkëlqimi i freskët i shtatzanisë në fytyrën tuaj dhe flokët e trashë të dendur e bëjnë çdo grua shtatzënë tërheqëse. Së bashku me këtë, ju mund të vini re disa qime shtesë në vendet ku nuk dëshironi të keni.
Rritja e tepërt e qimeve ose hirutizmi është një gjendje e zakonshme tek gratë gjatë shtatëzanisë. Ato rriten në zonën e stomakut ose në zonat e tjera të padëshiruara të trupit si fytyra ose rreth thithkave shkruan parenting.firstcry.
Megjithatë, lajmi i mirë është, ky c’rregullim shtesë nuk është për t’u mbajtur. Zhduket rreth 6 muajve pas lindjes tuaj transmeton Gazeta Shneta.
Cfarë shkakton rritjen e qimeve në stomak gjatë shtatëzanisë?
Gjatë shtatëzënësisë trupi prodhon një nivel të tepërt të androgjenit. Kjo shkakton rritje të tepërt të qimeve jo vetëm në zonat e zakonshme, por edhe në zonat e padëshiruara.
Një arsye tjetër është që qimet bëhen më të errëta se më parë për shkak të punës së melaninës, një pigment në trupin tonë.
Edhe pse të gjitha gratë gjatë shtatëzanisë prodhojnë hormonet mashkullore dhe femërore, jo të gjitha përjetojnë rritje të tepërt të qimeve, veçanërisht në zonat e padëshiruara.
Disa gra nga ana tjetër përjetojnë hiperpigmentim, puçrra dhe ënjtje. Lëkura tejet e ndjeshme është gjithashtu një nga arsyet e rritjes së qimeve në bark. /Gazeta Shneta/