Qeveria miratoi sot vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për mbështetje financiare të qindra specializantëve vullnetarë.
Lajmin e ka bërë të ditur Uran Ismaili, i cili tha se pas shumë vitesh, të gjithë specializantët do të paguhen për punën e tyre nga shteti, shkruan Gazeta Shneta.
Ai shtoi më tej se vendi ynë ka nevojë për kuadro profesionale, andaj, përmes përmisimit të këtyre kushteve, do t’i mbajmë në vendin tonë sa më shumë prej tyre, derisa ka bërë me dije se pagesat do të fillojnë qysh nga ky muaj.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të ministrit Ismaili në rrjetin social Facebook: Qeveria sot edhe zyrtarisht miratoi vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për mbështetje financiare të qindra specializantëve vullnetarë. Pas shumë vitesh, të gjithë specializantët tashmë do të nisin të paguhen nga shteti për punën e tyre. Vendi ynë ka nevojë për kuadro profesionale, andaj, përmes krijimit të kushteve, ne do t’i mbajmë ata në vendin tonë. Pagesa për specializnatët do të nisin nga ky muaj. Së shpejti edhe lajme tjera të mira për personelin tonë mjekësor. Urime.????✅./Gazeta Shneta/