Dr Berat Krasniqi, mjek specializant në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka bërë një postim qesharak në rrjetet sociale.
Krasniqi ka kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor, pasi sipas tij, mjekët të cilat janë 24 orë kujdestar nuk po mund të votojnë, shkruan Gazeta Shneta.
“KQZ a keni menduar për ne që kujdestarojmë 24h në klinikë?! Edhe ne jemi qytetar të Republikës së Kosovës!”, shkroi Krasniqi.
Gjithsesi, në këtë klinikë, sikurse edhe në klinikat e tjera të QKUK’së, orari i kujdestarive nuk respektohet përkundër instalimit të matësve digjital të hyrje/daljeve. Kjo pasi, hyrjet dhe daljet regjistrohen me kartelë, duke u lënë mundësi mjekëve të bashkëpunojnë mes vete në mashtrim. /Gazeta Shneta/