Po e merrni në konsideratë zgjatjen e qerpikëve? Për një temë kaq aktuale dhe sensacion të kohëve të fundit, në këtë artikull mund t’i gjeni të mirat dhe të këqiat e trendit në fjalë.
Sipas dr. Roshini Raj, ju duhet ta tejkaloni dëshirën për zgjatjen e qerpikëve, dhe në vend të kësaj të bleni një maskarë më të shtrenjtë.
Arsyeja e këtij qëndrimi nga kjo doktoreshë, është se gjatë procesit të vendosjes së qerpikëve do të keni një estetike e cila drejton piskatoren të drejtuar në syrin tuaj për të vendosur me ngjitës qerpikun artificial në atë natyral. Procesi i ngjitjes dhe shkapjes shkakton dëme në qerpikët tuaj natyral, apo mund të ndodhë edhe humbja permanente e qerpikëve.
Ngjitja e qerpikëve mund edhe të shkaktoj infeksion të kornesë apo bebzës së syrit, reaksine alergjike, apo enjtje të brendshme të syrit nëse jeni të ndjeshëm në adesivët, që përmbajnë kemikale irrituese brenda. Fibrat sintetike fillojnë të shkëputen brenda pak javësh, njëlloj siç ndodhë me qerpikët natyral, e pastaj do t’iu duhet të shpenzoni të holla edhe më shumë për t’i ringjitur, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse keni vendosur të provoni këtë gjë, medoemos, sigurohuni që të bëni hulumtimin tuaj fillimisht. Vizitojeni ndonjë sallon estetik të besueshëm dhe gjeni një estetike me diplomë të punës që e bën. Dhe, nëse iu shfaqet ndonjë irritim apo probleme të lartë-përmendura, vizitojeni doktorin oftalmologun menjëherë. /Gazeta Shneta/