Sipas studimeve të fundit, prezenca e maceve në një shtëpi ku gjenden edhe gratë shtatzëna mund t’ia rrezikojë jetën kësaj të fundit.
Studiuesit këshillojnë t’u qëndroni sa më larg sidomos gjatë fillimit të tremujorit të dytë e deri në përfundim të shtatzënisë, pasi rrezikoni të infektoheni me toksoplazmë, një baker i cili bartet përmes jashtëqitjes së maces, transmeton Living.
Infektimi me këtë parazit mund të japë shenja të ngjashme me gripin, por shumica e nënave të infektuara mund të mos shfaqin asnjë shenjë apo simptomë, si për shembull:
- Dhimbje të trupit .
- Zmadhim të gjendrave limfatike.
- Dhimbje koke.
- Ethe .
- Lodhje .
- Probleme në mushëkri të ngjashme me tuberkulozin ose pneumocisti carini.
- Shikimi jo i qartë si rezultat i inflamacionit të rëndë të retinës
Nëse gruaja infektohet për herë të parë, para ose gjatë shtatzënisë, ka rreth 30 % mundësi për të kaluar infeksionin tek bebi. Sa më herët të ndodhë infektimi, aq më të rënda do të jenë pasojat.
Në shumicën e rasteve me prekje të hershme ndodh abort ose vdekje të fetusit në mitër, ndërsa nëna që arrijnë ta kapin në kohë shfaqin probleme si më poshtë:
• Dëmtime të Sistemit Nervor Qendror (SNQ) .
• Zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës ( hepatosplenomegali).
• Zverdhje të lëkurës dhe bardhemës së syrit.