Nënat që përdorin smartfonët ndërsa janë duke ushqyer me gji, po shkaktojnë dëm afatgjatë në foshnjat e tyre.
Ekspertët pohojnë se mos-krijimi i kontaktit me sy në mes nënës dhe foshnjës, mund t’i shkaktojë dëme afatatgjata kësaj të fundit, transmeton Gazeta Shneta.
Dr Kateyune Kaeni, një psikologe e specializuar në shëndetin mendor të nënës, punonjëse në Qendrën Mjekësore të Kalifornisë, Pomona Valley thotë se kontaktimi i syve është jetik në ndërtimin e një lidhje të sigurt midis nënës dhe fëmijës.
Ajo tha: “Kur fëmijëve u jepet gji, kontakti sy me sy është thelbësor për këtë çështje.”
Ndërkohë, psikologia tregonte edhe për dëmet që shkakton mungesa e kontaktit sy-më-sy.
“Nëse fëmija po përpiqet të kontaktojë me ju përmes zhurmës ose buzëqeshjes dhe ata nuk munden, ata mësojnë me kalimin e kohës që ata nuk mund të mbështeten tek ju për t’u përgjigjur. Kjo shton rrezikun e tyre që të bëhen më të lidhur me ankthin dhe pasigurinë.”, pohon Dr. Kaeyune.
Fëmijët adoleshentë përbënin 25% të personave të diagnostifikuar me çrregullime të ankthit në një statistikë të publikuar nga Instituti Nacional i Shëndetit Mendor./Gazeta Shneta/