Moderatori i njohur kosovar Labinot Gashi, i ftuar në emisionin “Kush Vjen për Drekë” ka folur për herë të parë në lidhje me spekulimet rreth një shtatzënie të mundshme të bashkshortës Qëndresës, duke i mohuar ato.
“Në momentin që do ishte e vërtetë, unë do e kisha thënë menjëherë, sepse s’ka gëzim më të madh sesa të bëhesh prind. Unë do të kisha postuar menjëherë diçka. Por jo, nuk është aspak e vërtetë.”-u shpreh moderatori.
Megjithatë, ai pohoi se dëshiron një fëmijë, por kjo mbetet në dëshirën e perëndisë, shkruan Gazeta Shneta.
Labinot Tahiri ka disa muaj që është martuar me Qëndresën, martesë kjo që kishte bërë bujë nëpër mediet shqiptare.