Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mbetur pa ujë gjatë ditë së sotme si pasojë e shpërthimit të dy gypave në qytetin e Prishtinës gjatë ditë së sotme, njëri në rrugën Enver Maloku dhe tjetri në afërsi të ish-ndërtesës së Rilindjes.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë që ekipet kompetente janë duke bërë çmos për sanimin e defekteve.
Kurse, si pasojë e tyre do të mbesin pa ujë të pijshëm pothuajse gjysma e Prishtinës dhe gjithashtu Qendra Klinike Universitare (QKUK). Lagjet që do të mbesin pa ujë janë “Bregu i Diellit”, “Dodona”, “Tasligje”, “Muhaxhirët” dhe një zonë rreth Rilindjes.
Për ta furnizuar QKUK-në me ujë, Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka menduar një alternativë tjetër. Ata do të dërgojnë cisterna me ujë për përdorim derisa të sanohet problemet. /Express.