Dielli ka edhe një të mirë të cilën pak nga ne e dimë – është një ndihmë natyrale për gjumë të mirë të fëmijëve.
Studiuesit britanikë kanë vërejtur se sa më shumë që foshnjat janë nxjerrë në diell gjatë ditës (nga ora 12 deri në ora 16), aq më mirë kanë fjetur gjatë natës.
Studiuesit besojnë se niveli më i madh i ekspozimit në dritë çon te zhvillimi më i hershëm i orës biologjike, e cila rregullon funksionet trupore, përfshirë tajimin e melatoninës, një faktor i rëndësishëm në procesin e fjetjes.
Studimi ka treguar se foshnjat të cilët janë ekspozuar në diell përveç që kanë fjetur më mirë, kanë qarë edhe më pak.
Sigurisht, ekspozimi në diell duhet të jetë më i kufizuar në stinën e verës, kur foshnjat duhet nxjerrë në rreze në orët e mëngjesit ose të pasdites së vonshme.