Një grua i ka rrëfyer mjekut se djalit të saj 18-vjeçar kanë filluar t’i zbardhën çërpikët e njërit sy, vetullat madje edhe lëkura ka filluar t’i zbehet.
Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Poliklinikën e Specialitetev Nr.3, Tiranë.
Nga përshkrimi duket qartë që kemi të bëjmë me sëmundjen e vitiligos. Vitiligo është një patologji dermatologjike që ndodh si pasojë e mungesës së prodhimit të melaninës në lëkurë nga qeliza që quhen melanocide. Si proces hispatologjik, normalisht është melanocidi ai që prodhon pigmentin dhe i jep ngjyrën karakteristike lëkurës, por në disa raste, në vende të caktuara, ndodh që melanocidi nuk prodhon melaninë dhe për pasojë lëkura është e zbehtë.
Mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit (flokë, vetull, qerpikë), por karakteristike në 70% të rasteve është për zonën iguinale ose në vendet ku ka qime. Në rastin konkret, për shkak se mungon pigmenti, edhe ngjyra e qimeve është e bardhë. Mjekimi është simptomatik, me tableta ose me pomadë, por që duhet theksuar, është sëmundje që has rezistencë, nuk trajtohet kollaj. Megjithatë, përveç anës estetike, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, nuk është me bazë infektive dhe nuk krijon asnjë lloj problemi shëndetësor. /Gazeta Shëndeti/