Gruaja që po lindte binjakë (djalë dhe vajzë), përjetoi tmerrin e vërtetë me 5 dhjetor të këtij viti.
Djali i saj i posalindur ishte shpallur i vdekur gabimisht nga doktorët në spitalin Max Super në Shalimar Bagh, në New Delhi, raporton CNN, transmeton Gazeta Shneta. Sipasojë e kësaj, dy doktor janë pushuar nga puna.
Gjatë rrugës për në morg, prindërit kishin vërejtur ”disa lëvizje” brenda qeses politemoe që spitali ua dha me trupat e pajetë të foshnjeve.
“Kur e hapëm qesen pamë që djali po merrte frymë,” tha Praveen Malik, gjyshi i binjakëve. “Isha i shokuar. Nuk mund tu besoja syve”
Dr. Sandeep Gupta nga Qendra e të posalindurve në New Delhi, ku foshnja po trajtohet për momentin, ka konfirmuar se foshnja është në gjendje kritike.
“Ne duam që qeveria e New Dehli të marrë masa strikte për autoritetet e spitalit për shkak të neglizhencës së tyre,” u tha reporterëve z.Malik.