Kompania e pudrës së famshme të bebeve ‘Johnson & Johnson’ janë detyruar t’i paguajnë 417 milion dollarë pasi pudra u gjet si shkaktar i kancerit ovarian, ku në shumicën e rasteve përdoret për higjienën femërore.
Rasti është sjellë në pah nga Eva Echeverria nga Los Anxhelos dhe theksohet se është shuma më e madhe e dhënë në një seri vendimesh kundër kompanisë në SHBA.
Echeverria pretendoi se Johnson & Johnson nuk arriti të paralajmërojë në mënyrë adekuate konsumatorët rreth rreziqeve potenciale të kancerit që shkakton kjo pudër, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo përdori ‘Johnson & Johnson’ në baza ditore duke filluar nga vitet 1950 deri në vitin 2016 dhe u diagnostikua me kancer ovarian në vitin 2007, sipas dokumenteve të gjykatës.
Echeverria zhvilloi kancerin e vezoreve si një ‘rezultat i përafërt i natyrës së paarsyeshme të rrezikshme dhe të dëmtuar të pudrës së talkumit’, tha ajo në padinë e saj.
Avokati i Echeverrisë, Mark Robinson, tha se klienti i tij po pëson trajtim ndaj kancerit ndërsa ishte në spital dhe tha se shpresonte që një vendim i tillë do të vetëdijësonte Johnson & Johnson për të vënë paralajmërime shtesë në produktet e saj.
Pavarësisht kësaj, kompania ‘Jonhson & Johnson’ është përgatitur të mbrojë produktin e saj në seancat e ardhshme, tha zëdhënësja e kësaj kompanie./Gazeta Shneta/