Blogerja Mel Watts, e njohur si The Modern Mumma, ka ndarë disa fotografi të saj, ditë pasi që kishte lindur.
Ajo ndau me ndjekësit e saj dy fotografi, një që e kishte bërë sa ishte 30 javë shtatzënë, dhe një tjetër sa ishte katër ditë pas prerjes cezariane.
“Sigurisht, ky trup nuk është i vlefshëm për revista apo për bikini, për disa. Por për mua dhe bashkëshortin tim është vendi ku rriti foshnjet tona. Është vendi ku gjithçka që duam më së shumti ka filluar. Dhe kjo është ajo çfarë duhet marrë parasysh, apo jo?”, shkroi ajo në blog.