Literaturë për mjekësi
  • Atlas of Human Anatomy (6th Edition) by Frank H. Netter – Shkarko
  • ECG Workout Exercises in Arrhythmia Interpretation (6th Edition) by Jane Huff – Shkarko
  • Essential Endocrinology and Diabetes (6th Edition) by Holt, Richard I. G., Hanley, Neil A. – Shkarko
  • Rutherford’s Vascular Surgery (8th Edition) by Robert B. Rutherford – Shkarko
  • Ultrasonography in Obstetrics and Gynecology (5th Edition) by Peter Callen – Shkarko

Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë

Ky ligj vendos bazën ligjore për rregullimin e ndërprerjes së shtatzënësisë.

Qëllimi i vendimit për lejimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë bëhet për shkaqe informative, shëndetësore dhe të largimit të rrezikshmërisë së jetës.

Si qellim tjetër është marrja e të gjitha masave mbrojtjes për të larguar femrën nga rreziku i rritjes se morbiditetit dhe mortalitetit te saj si pasoj e bërjes se aborteve ilegale.

Sigurimi i jetës se femrës në rrugë institucionale duke larguar nga format me të vrazhda dhe jo mjekësore jashtë institucionale që kanë sjellë edhe vdekjen

Klikoni KËTU për t’u shfaqur Ligji i plotë.

 

 

Ligji për Transfuzionin e Gjakut, Kontrollin e Gjakut dhe Produkteve të tij

Me këtë ligj rregullohen aktivitetet për dhurimin, testimin, përpunimin, ruajtjen, transfuzionin e gjakut si dhe kontrollin e kualitetit të gjakut dhe komponentëve të tij.

Klikoni KËTU për t’u shfaqur Ligji i plotë.

Ligji për Shëndetësi Publike

Dispozitat e Përgjithshme të këtij Ligji kanë të bëjnë me veprimtarinë e shëndetësisë publike e cila përcaktohet si veprimtari me interes të veçantë për shoqërinë si në nivelin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Klikoni KËTU për t’u shfaqur Ligji i plotë.

 

Ligji për Shëndetin Riprodhues

Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues, në institucionet shëndetësore, mbron të drejtat riprodhuese të individit e të çiftit duke përfshirë të drejtën për tu informuar dhe për të pasur qasje në shërbime të duhura.

Neni 4

4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.

4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.

4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.

4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.

Klikoni KËTU për ta lexuar Ligjin e plotë.

 

Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor

Me këtë Ligj përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor dhe mekanizmat e mbrojtjes dhe të sigurimit të këtyre të drejtave dhe përgjegjësive.

Klikoni KËTU për ta lexuar të plotë.

Udhëzimi Administrativ për Mbledhjen e Premiumeve për Sigurimin Shëndetësor

Në këtë Udhëzim Administrativ, Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar Mbledhjen e Premiumeve për Sigurimin Shëndetësor të Obligueshëm

“Premiumet do të mblidhen nëpërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe institucioneve të pagesave për llogari të Agjencionit për Financim Shëndetësor, deri në themelimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurimin shëndetësor”, thuhet në Nenin 4.

Neni 5: Personat e siguruar në mënyrë të obligueshme janë:

  • Të gjithë qytetarët dhe banorët të cilët kanë bërë pagesën e premiumit për sigurimin shëndetësor të obligueshëm
  • Anëtarët e familjes së ngushtë të qytetarëve ose banorëve të cilët kanë paguar premiumet e sigurimit të obligueshëm shëndetësor dhe të cilët janë të punësor në sektori publik, privat, publiko-privat apo të vetëpunësuar;
  • Qytetarët ose banorët të cilët janë të liruar nga obligimi për të paguar këtë Premium, në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor

Në nenin 6 përcaktohet pagesa e premiumeve përgjysmë ndërmjet punëdhënësit dhe të të punësuarit. Kjo vlenë për sektorin publik dhe atë privat.

“Premiumi për sigurimi shëndetësor të obligueshëm për të punësuarit dhe punëdhënësit nga neni 21 paragrafi 1.1 dhe paragrafi 1.2 i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, llogaritet fillimisht për tridhjetegjatë (36) muajt e parë të mbledhjes së premiumeve si përqindje prej shtatë (7) % nga të ardhurat bruto të ndarë në pjesë të barabarta ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit (çdonjëri 3.5%)”, thuhet në Nenin 9, paragrafi 1.1.

Klikoni KËTU për ta lexuar Udhëzimin e plotë.

 

Udhëzimi për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike

Udhëzimi Administrativ për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, i Ministrisë së Shëndetësisë

Në nenin 4 të këtij Udhëzimi, thuhet se “çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të aplikojë në TMJISHP kur shërbimi i caktuar shëndetësor nuk ofrohet në institucionet publike shëndetësore, në pajtim me dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ”.

Në bazë të këtij Udhëzimi, pacientëve u mbulohen shpenzimet nga MSH-hja, plotësisht ose pjesërisht gjatë trajtimit në institucionet shëndetësore private.

Klikoni KËTU për ta hapur Udhëzimin e plotë.

Ligji për kontrollin e duhanit

Me synim të mbrojtjes së shëndetit publik, të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit, me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit.

Klikoni KËTU për ta hapur linkun

Ligji për Sigurimin Shëndetësor

Qëllim i këtij ligji është sigurimi i qasjes universale të qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës ndaj shërbimeve kualitative të kujdesit themelore shëndetësore, me qëllim të përmirësimit të indikatorëve shëndetësor dhe sigurimit të mbrojtjes financiare nga varfërimi për shkak të shpenzimeve të mëdha për kujdesin shëndetësor, nëpërmjet themelimit dhe rregullimit të sistemit publik të sigurimit shëndetësor.

Klikoni KËTU për ta hapur linkun

Ligji për Shëndetësi

Ky ligj ka për qëllim sigurimin e bazës ligjore për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpërmjet promovimit të shëndetit, aktiviteteve parandaluese, dhe ofrimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe kualitative të kujdesit shëndetësor.

Klikoni KËTU për ta hapur linkun