Puberteti është kombinimi i ndryshimeve fizike dhe emocionale që ndodhin kur një vajzë apo djalë bëhet një grua e re apo një burrë i ri.
Puberteti zhvillohet në pikën që trupi fillon të krijojë hormone të reja, këto hormone udhëzojnë ndryshime fizike, por gjithashtu edhe emocionale.
Mosha më e hershme e pritshme për pubertet është 8 vjeç derisa mosha më e vonuar është ajo 16 vjeç.
Çfarë shkakton pubertetin?
Puberteti shkaktohet kur gjëndra e hipofizës, një gjëndër me madhësi bizelesh pranë trurit, sinjalizon trupin për lirimin e hormoneve.
Hormonet pastaj stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e organeve riprodhuese si dhe ndryshime të tjera në të gjithë trupin, transmeton Gazeta Shneta.
Cilat ndryshime duhet t’i prisni?
Ndryshimet në gjoks—gjokset tuaja fillojnë të rriten në madhësi, duke përfshirë dhe thithat.
Flokët do të fillojnë të rriten në vende të reja gjatë pubertetit, flokët pubikë do të fillojnë të rriten ngadalë në një model trekëndësh.
Lëkura do të bëhet më shumë me vaj se sa zakonisht, kjo mund të shkaktojë aknet apo ndryshimet tjera në lëkurë.
Trupi juaj do të fillojë të marrë një formë, kofshët do të zgjerohen së bashku me legenin.
Rreth gjashtë muaj apo një vit para menstruacioneve të para do të vëreni një rrjedhje vaginale të bardhë.
Në pubertet do të përjetoni periodat e para.
Si të ndiheni më rehat gjatë periodave tuaja?
Përdorni një shishe me ujë të nxehtë ose jastëk të ngrohtë për të lehtësuar dhimbjet.
Ushtrimi mund të ndihmojë në zbutjen e disa dhimbjeve.
Marrja e rregullt e vitaminës B mund të zvogëlojë simptomat
Nëse dhimbjet ju pengojnë në shkollë atëherë vizitoni mjekun tuaj dhe merrni një ilaç që ndihmon në dhimbjet./Gazeta Shneta/