Psikologu nga Kosova, Fitim Uka, ka shkruar një porosi në Facebook për prindërit duke i këshilluar se si të sillen me fëmijët.
Uka ka shpërfaqur sjellje të gabuara të prindërve që duke dashur të veprojnë mirë me fëmijët e tyre, në fakt bëjnë të kundërtën.
“Dashuria që kanë fëmijët tuaj ndaj jush nuk ka të bëjë me kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj me ta dhe as me lojërat që ju bleni, por me cilësinë e kohës që shpenzoni bashkë dhe me ndjenjat që falni”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Lexojeni të plotë:
Shoh…
prindër që zbrazin xhepat për të paguar kohën që nuk e kalojnë dot me fëmijët e tyre;
prindër që “vdesin” për të blerë çfarë kërkojnë fëmijët dhe arsyetuar mungesat e tyre;
prindër që qortojnë ashpër fëmijët për sjelljet që bëjnë dhe janë vetë modeli më i keq i sjelljes;
prindër që vrasin ëndrrat e fëmijëve për të realizuar tek ta ëndrrat që nuk i realizuan kurrë për veten;
prindër që arsyetimin e vetëm kanë “e di unë më mirë” apo “e bëj nga dashuria për ty”;
prindër që gabojnë duke falur gabimet e fëmijëve për të fituar dashurinë e tyre;
Ndodhë ndonjëherë, që ky prind të jem edhe unë.
Por, unë dua që kur im bir të rritet dhe të dalë para pasyqrës, të mos më shoh mua!
P.S. Dashuria që kanë fëmijët tuaj ndaj jush nuk ka të bëjë me kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj me ta dhe as me lojërat që ju bleni, por me cilësinë e kohës që shpenzoni bashkë dhe me ndjenjat që falni. Pak kohë e mirë e mbushur plot me dashuri e komunikim të shëndoshë, i bën fëmijët të harrojnë mungesën dhe gabimet tuaja. Ju bën prindër më të mirë.