Psikologët kanë këshilluar që të mos i kundërviheni fëmijës tuaj me gjuhë fyese, pasi që dihet se ata janë të ndijshëm dhe kjo mund t’iu ndikoj negativisht në të ardhmen e tyre.
Në paragrafet më poshtë, psikologët kanë cekur disa nga fjalët të cilat nuk duhet asnjëherë t’i thoni kur jeni duke i qortuar fëmijët shkruan Natural Medicine Box, transmeton Gazeta Shneta.
“I pavlerë!”
Kjo është ndoshta gjëja më e keqe që mund t’i thoni një fëmije. Sidomos kur ju jeni personi dhe figura mendore, ata presin që më së shumti të përkrahen. Duke e thënë këtë, po e vendosni fëmijën tuaj në një udhëtim të pafund për të kërkuar miratimin nga bota e jashtme. Në vend që t’i ndihmoni ata të gjejnë vlerën e tyre brenda, ju jeni duke i lënë ata të besojnë se nuk kanë asgjë të vlefshme brenda vetës. Ka shumë gjëra të tjera që mund të thuash në vend të kësaj, si: “Mund të bësh më mirë!”, “Askush nuk është perfekt.”, “Nuk është dita jote, do ta bësh më mirë herën tjetër”.
“Jam i dëshpruar me ty”
Prindërit zakonisht ua thonë këtë gjë fëmijëve të tyre kur ata ndihen keq emocionalisht. Përpjekja për t’i bërë ata përgjegjës për zhgënjimin tuaj konsiderohet egoizëm, sipas psikologëve. Në vend të fyerjes së tyre, mundohuni të gjeni fjalë ngushëlluese të cilat e nxitin fëmijën për ta përmirësuar atë aspekt./Gazeta Shneta/