Mishrat e përgjakur të dhëmbëve? Mos u frikësoni. Shumë gra zbulojnë se gingiva e tyre rrjedh gjak lehtë gjatë shtatëzanisë.
Dentisti juaj mund t’ju japë një diagnozë të gingivitit – shtatëzënës – kur ankoheni për mishrat e gjakosur shkruan Healthline transmeton Gazeta Shneta.
Gingiviti, një formë e butë e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve e ku shkaqet e saj të mundshme gjatë shtatëzanisë përfshijnë:
–Hormonet. Ju mund ti fajësoni mishrat e fryrë dhe të ndjeshëm nga hormonet e shtatzënisë (estrogjenin dhe progesteronin) që rrjedhin përmes gjakut tuaj dhe rritin rrjedhën e gjakut në të gjitha membranat mukoze.
–Ndryshimet dietike. Tani që jeni shtatzënë, me siguri po hani më shumë karbohidrate, ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta.
Një studim, tregon se duke iu drejtuar zgjedhjeve jo të shëndetshme të ushqimit që mund të ndodhin gjatë shtatëzanisë, gratë pësojnë ndryshime në shije.
–Keni ulje të prodhimit të pështymës. Shtatzënia dhe veprimi i hormoneve, do dërgoj tek gjendja me më pak pështymë.
–Shmangia e pastës së dhëmbëve. Preferencat e ushqimit nuk janë vetëm gjërat që ju do ti vini re.
Nëse po shmangni zakonin tuaj të larjes dy herë në ditë sepse nuk mund të duroni erën e pastës së dhëmbëve, provoni të ndryshoni pastën tuaj ose të përdorni një aromë më të butë.
–Sëmundja e mëngjesit. Shpresojmë, kjo është pjesë e kaluar, por nëse akoma po merreni me këtë, problem sigurohuni që të shpërlani gojën në mënyrë që të largoni acidin e stomaku nga goja juaj.
Nëse dëshironi të lani dhëmbët, prisni rreth 1 orë, pasi acidi mund të ketë zbutur smaltin në dhëmbët tuaj.
Përdorni ujë të thjeshtë ose bëhuni vigjilente dhe shpërlajeni gojën me 1 lugë çaji sodë buke të tretur në 1 gotë ujë. /Gazeta Shneta /