Motra e nënës nuk e ka vetëm epitetin e tezës, në disa raste ajo mund të konsiderohet edhe si një “gjysmë nënë” për fëmijën tuaj.
Më poshtë janë të renditura disa arsye pse tezja vlerësohet kështu. Bëni tag tezen dhe na thoni te cili numër është ajo?
1) Tezja ju këshillon
Në shumë raste fëmijët, ndoshta më shumë vajzat sesa djemtë, janë më të hapur ndaj tezeve sesa ndaj nënave të tyre. Vlerësohet se ato japin këshilla më të mira.
2) Pushime te tezja
Gjithçka që fëmijëve ju pëlqen, tezja është në gjendjë ta bëj. Prandaj shkuarja te tezja për vizitë, mund të konsiderohet edhe si pushime për fëmijët. Ajo do ta bëj të pamundurën që fëmijët ta shijojnë vizitën sa më bukur.
3) Për tezen, ju jeni më të mirët
Për tezen, nipat dhe mbesat janë më të mirët. Kjo ndikon në rritjen e vetbesimit tek ta. Prindërit janë më shumë kritikë, ndërsa tezja ju mbështet dhe ju jep kurajo.
4) Dashuria e njëjtë
Dashuria e nënës për fëmijën mund të matet me dashurinë e tezes. Kjo ju bënë fëmijët të ndihen mjaft të veçantë.
5) Tezja, prind i dytë
Kur fëmijët përballen me prindërit për ndonjë problem të caktuar, është tezja ajo që mund ta qetësoj situatën. Ajo do t’iu tregojë fëmijëve se prindërit ua duan më të mirën dhe kështu zgjidhet problemi. /Gazeta Shneta/
Lexoni poashtu:
8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”