Covid-19 mund të ketë më pak pasoja për të rinjtë, duke i bërë ata më të lehtë për të mbijetuar.
Për këtë arsye, roli i tyre në luftën kundër përhapjes së këtij virusi është i rëndësishëm, paralajmëron Forumi Ekonomik Botëror shkruan MeddyBear.
Lajmi i mirë është se Covid-19 nuk zhvillon probleme serioze tek fëmijët dhe të rinjtë. Lajmi i keq është se ata transmetojnë sëmundjen te njerëzit e moshuar që janë në rrezik më të madh të vdekjes përcjell Gazeta Shneta.
Njerëzit më të rinj se 40 vjeç kanë një shans 0.2 për qind të vdesin nëse infektohen nga virusi, ndërsa njerëzit e moshuar kanë një rrezik prej 15 përqind sipas statistikave në Kinë.
Të rinjtë janë shumë më aktivë, por nuk janë të vetëdijshëm se virusi po përhapet me shpejtësi të lartë.
Edhe pse gjasat janë të vogëla që të rinjtë të zhvillojnë sëmundjen, ata janë thelbësore për parandalimin e përhapjes së virusit./Gazeta Shneta/