David Brinkley nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar një fotografi të bashkëshortes së tij me dy fëmijët në shtrat.
Ky baba e postoi fotografinë duke e lavdëruar kujdesin e bashkëshortes së tij për fëmijët, shkruan Gazeta Shneta.
Por, ai u detyrua ta fshinte atë foto shpejtë. Kjo pas kritikave të shumta që mori bashkëshortja e tij nga njerëzit në rrjetet sociale.
Ajo u kritikua për faktin se po e ndante të njëjtin shtrat me fëmijët e saj, duke i rrezikuar ata nga lëndimet në gjumë.
“Bebet vdesin çdo ditë nga kjo”, shkroi një nënë. “Bashkë-fjetja nuk është e sigurt”, shtoi një tjetër.
“Kjo është e rrezikshme për bebën. Bebet duhet të flenë vetë, në shpinë, në shtratin e tyre”, shtoi një tjetër komentues. /Gazeta Shneta/