Pse nuk mund ta doni foshnjën menjëherë pas lindjes

2019-02-11 në ora 10:14

Menjëherë pas lindjes së fëmijës, disa nëna mendojnë se nuk janë në gjendje të duan fëmijën e tyre si një “nënë normale”. Në bazë të vlerësimeve të ekspertëve, një në pesë gra i ndodh kjo, edhe pse nuk ekzistojnë shifrat e sakta, sepse viktimat e fshehin mungesën e tyre të dashurisë për fëmijën – sepse ajo nuk mund të jetë, ajo nuk duhet të jetë.

Dashuria e nënës është vetëmohuese, e palëkundur, forma më e pastër e dashurisë nga të gjitha – kjo vlen për çdo rast të supozuar në përgjithësi. Ndjenja e të paturit fëmijën e vet nuk lind bashkë me fëmijën e vogël, ajo zhvillohet.

“Dashuria e nënës është, si çdo dashuri tjetër gjithashtu: jo e vazhdueshme dhe mund të zbehet. Ajo rritet me kalimin e kohës dhe ndryshon”, shprehet psikoterapisti zviceran Gaby Gschëend.

“Depresioni Postpartum” është termi mjekësor për këtë sëmundje, pra nëse nënat nuk e duan fëmijën e porsalindur. Ndryshimi prej “normales” është ky depresion në lindjen e një qënie të re, por simptomat janë identike (p.sh., lodhje, humor i prishur, pagjumësi, trishtim).

Këto gra janë të lodhura, qajnë për ditë të tëra dhe ndjehen në një boshllëk emocional, menjëherë pas lindjes. Dhe kjo nuk është e pazakontë. Shumë prej nënave, 10 ditët e para preken prej këtyre simptomave dhe kjo është një shenjë paralajmëruese, por nëse vazhdon më gjatë, mund të rezultojë në një depresion në zhvillim të mëtejshëm”, thotë Prof. Hans-Peter Hartman, drejtor mjekësor i Klinikës për psikiatri dhe psikoterapi, Vitos Heppenheim.

Cilat janë arsyet për këtë formë të depresionit?

Shkaktohet zakonisht nga një kombinim i faktorëve psikologjikë (p.sh., përvojat traumatike në fëmijëri, humbje e lirisë dhe autonomisë, humbja e kontrollit), probleme fizike (p.sh., ndryshimet hormonale pas lindjes së fëmijës, mosfunksionim tiroide, predispozitë gjenetike) dhe / ose sociale (marrëdhënie, mungesa e mbështetjes, mjedisi).

A ka gra që janë më në rrezik?

Profesor Hartmann thotë: “Ne e kemi vërejtur këtë formë të depresionit shpesh në rrethet akademike. Këto gra janë nën një presion të veçantë. Ato kanë studiuar, duan të bëjnë një karrierë, kanë tërë jetën e tyre të planifikuar në mënyrë të përkryer dhe papritmas kanë një fëmijë, gjë që mund të prishë çdo planifikim, sepse ai do të vendosë tani për jetën e saj dhe madje oraret e saj.

Kështu shumë prej tyre nuk mund ta përballojnë. Ato ndjehen të pafuqishëm dhe dorëzohen. Por nuk flasin për ndjenjat e tyre të zemëruara, sepse ato duan të jenë nëna të përsosura – dhe kjo është fatale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *