Pse ndodh gjakderdhja pasi filloni të përdorni kontraceptiv pas lindjes

2018-11-08 në ora 14:02

Shumë nana shqetësohen nga gjakderdhja pasi fillojnë të përdorin kontraceptiv pas lindjes. Më poshtë do të kuptoni nëse kjo gjë është normale apo jo.

Sapo kam filluar pilulat kontraceptive pas lindjes dhe kam gjakderdhje. A është normale? Po. Është e zakonshme që të keni gjakderdhje të parregullt kur filloni një lloj kontracepsioni hormonal. Sesa kohë zgjat gjakderdhja, varet nga lloji i pilulës që po përdorni.

Gjakderdhja po i përgjigjet hormoneve të përdorura në kontracepsion. Në fillim, enët e gjakut mund të jenë më të brishta se normalja, prandaj mund të keni disa gjakderdhje të parregullta. Kjo ndonjëherë quhet gjakderdhje e menjëhershme.

Nëse kjo është doza juaj e parë e kontraceptivëve pasi keni lindur, vazhdoni t’i përdorni ato sipas udhëzimeve. Nëse gjakderdhja nuk ndalet, kërkojini mjekut t’ju rekomandojë një tjetër pilulë. Ju mund të provoni një pilulë me një dozë pak më të lartë të komponentit të estrogjenit. Ky është përbërësi brenda pilulës që ndihmon për të kontrolluar periodat tuaja.

Për shembull, nëse jeni duke përdorur mini-pilulën ose pilulën vetëm me progesteron, për shkak se jeni duke ushqyer me gji, periodat mund të zgjasin njëfarë kohe. Gjakderdhja nga mini-pilula zakonisht nuk është e rëndë. Por nëse zgjat më shumë se tre muaj ose nëse e keni ndonjë problem, bisedoni me infermieren ose mjekun tuaj.

Edhe pse disa gjakderdhje mund të jenë normale, nëse gjakderdhja është e pazakontë në ndonjë mënyrë, mund të duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Nëse vuani nga gjakderdhja pas seksit, ose jeni duke përjetuar dhimbje, shkarkime jonormale ose gjakderdhje të rëndë, vizitoni mjekun tuaj sa më shpejt që të mundeni. /pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *