Një besim shumë kontradiktor por i popullarizuar është fakti që madhësia e gjinjëve tuaj të ndikojë në mundësinë tuaj për udhqyerje me gji të fëmijës tuaj.
Studiuesit tregojnë që kjo nuk është fare një problem.
”Gjinjët janë të madhësive dhe ndarjeve të ndryshme dhe të gjitha prej tyre funksionojnë si duhet për gjidhënie. Madhësia e gjirit te gratë pavarësisht a e madhe a e vogël nuk ndikon në kapacitetin e saj për të bërë qumësht, e as sa të lehtë mund ta ketë gjidhënien. Gjinjët janë të krijuar nga masa yndyrore, masa e gjëndrave dhe masa lidhëse”, shkruan Asociacioni Australian i Gjidhënies, transmeton Gazeta Shneta.
”Gjithmonë, ajo çfarë ka rëndësi është pozicioni dhe ngjitja e fëmijës tuaj. Natyrisht, ndodnjëherë mund të jetë problem për gratë me madhësi më të madhe të gjinjëve që të kapin një pozicion më të mirë, por me pak ushtrime praktike mund të gjeni metodën perfekte”.
Pra, nëse jeni të shqetsuara rreth ushqyerjes së fëmijës tuaj, gjidhënies dhe mungesës së vazhdueshme të energjisë, ne ju këshillojmë që të bisedoni me ofruesin tuaj të shërbimit mjeksor pas lindjes.