Një nënë ka shpërndarë me të tjerët praktikën e saj me veshjen e fëmijëve.
Nëna e gjashtë fëmijëve, Madeleine West, ka treguar se është shumë e angazhuar me punë, saqë i duhet shpeshherë të zgjohet në 5 të mëngjesit për t’u përgatitur vet dhe fëmijët, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Duke qenë shumë e zënë, asaj i duhen rreth 45 minuta që t’i përgatis të gjithë fëmijët dhe kjo ka bërë që të gjej një zgjidhje të lehtë.
Ajo i vesh fëmijët me teshat e të nesërmes, para se të bien në gjumë.
Nëna ka thënë se nuk ua vesh fëmijëve uniformat e shkollës, apo tesha që nuk do të mund të flinin me to, por i vesh pjesërisht si përshembull maica apo tesha të tjera të përshtatshme për të fjetur. /Gazeta Shneta/