Vajza gjashtëvjeçare e Denise Sumpter, Bella vazhdon akoma të ushqehet me gji dhe nëna e saj pohon se nuk ka për t’ia ndalur deri sa vajza e saj të vendosi vet për këtë.
“Unë do të vazhdoj ta ushqej Belle-n për sa kohë që ajo e kërkon”, thekson nëna 44 vjeçare për Daily Mail.
Belle nuk mbështetet vetëm në qumështin e Denise. Vajza e vogël thith qumështin e gjirit diku nga dy herë në ditë e deri në një herë në javë.
Ndonjëherë, ajo shpreh dëshirë të bashkohet me vëllain e saj 18 muajsh në ushqimin e njejtë të gjidhënies. Ka raste kur vetvetiu e kërkon gjirin e nënës për t’u ushqyer.
Nëna e saj e arsyeton se nuk ka asgjë të keqe këtu, unë ushqej fëmijët e mi sipas kërkesës dhe jam e gatshme sa herë që kanë nevojë. Ajo pohon se qumështi i gjirit i ndihmon fëmijët e saj të jenë të shëndetshëm, duke thënë se pothuajse kurrë nuk janë sëmurë dhe se i ndihmon të flenë mirë.
Ajo nuk e kishte besuar se do të kishte akoma gji edhe pas sa viteve por për të dhe vajzën e saj është tërësisht e natyrshme. Kështu, për Denise nuk është aspak mundim kjo që po bën sepse fundja po jep përkujdesën e saj ndaj familjes, dhe se do të vazhdojë deri sa t’ua kërkojnë fëmijët./gazetametro.net