Pse jeni më të eksituara gjatë shtatzënisë?

2019-05-15 në ora 17:56

Shtatzënia vie me qindra ndryshime trupore por ju mund të mendoni se marrëdhëniet seksuale nuk hynë në listën e atyre veprimeve që do i bëni shpesh gjatë kësaj faze.

Është e rëndësishme të dini se ju nuk duhet të vendosni barriera për dëshirat tuaja të rritura seksuale sapo keni zbuluar që jeni shtatzënë, vetëm për shkak të fëmijës. Nëse mjeku juaj ju thotë se nuk keni komplikime, mund të vazhdoni të bëni dashuri gjatë kohës së shtatzënisë.

Më poshtë ju tregojmë disa nga arsyet për t’ju ndihmuar të kuptoni pse libido juaj është rritur gjatë shtatzënisë:

Nivelet e rritura të estrogjenit

Thuhet se nivelet e estrogjenit gjatë shtatzënisë janë, në të vërtetë, shumë më të larta krahasuar me ato të gjithë kohës kur nuk jeni shtatzënë. Ky hormon është i rëndësishëm që t’i mundësojë placentës dhe mitrës të transferojë lëndë ushqyerse, për të përmirësuar vaskularizimin dhe për të ndihmuar rritjen e foshnjave. Nivelet e estrogjenit njihen se ndikojnë në humorin tuaj dhe me siguri bëhnë që të rritet edhe dëshira seksuale.

Rritja e ndjenjes se relaksit

Një hormon tjetër që rritet gjatë shtatzënisë njihet si relaksin. Ky hormon njihet se ndihmon implantimin, si dhe zhvillimin e placentës. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në ndalimin e kontraktimeve të hershme. Relaksin mund të ndihmojë në zbutjen e ligamenteve të pranishme në zonën e legenit, për t’u përgatitur për lindjen. Dhe, kjo mund të rrisë rrjedhjen e gjakut, e cila gjithashtu mund të jetë pjesë e arsyeve që ju bëjnë të ndiheni më të stimuluar për të kryer marrëdhënie.

Rritja e niveleve të oksitocinës

Siç e dimë të gjithë, oksitocina është hormoni i “dashurisë” ose i të “ndjerit mirë”, që na ndihmon në formimin e lidhjeve me njerëzit e tjerë. Dhe, ky hormon është i pranishëm në bollëk gjatë gjithë shtatzanisë dhe gjithashtu mund të ndikojë në rritjen e dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale. Dhe, fakti që ky hormon ndihmon gjatë lindjes e bën atë një hormon të përsosur apo jo?

Rritja e fluksit të gjakut                                    

Një nga gjërat që e shoqëron shtatzëninë është rritja e rrjedhjes së gjakut, më shumë në organet seksuale, organin gjenital dhe gjinjtë. Dhe, natyrisht, rritja e rrjedhjes së gjakut rezulton me ndjeshmëri të shtuar, si dhe me zgjimin e duhur. Kjo shpesh mund të bëjë që përvoja juaj e dashurisë me burrin tuaj të jetë edhe më e pëlqyeshme. Gjithashtu, mos u trondisni nëse vini re se thithat tuaja po rrjedhin qumësht. Vetëm pranojeni trupin tuaj që ndryshon me shpejtësi dhe dëshirën e rritur për intimitet fizik.

Ju mund të jeni të lira emocionalisht.

Gjendja emocionale e juaja mund të bëjë një ndryshim të madh. Për herë të parë në jetën tuaj, nuk do të ndiheni të shqetësuara për yndyrën apo kilet që keni shtuar. Kjo ju bën të ndiheni emocionalisht e lirë. Gjithashtu, nuk keni më stres se ndoshta nuk ngeleni shtatzënë sepse aktualisht jeni. Kjo ndjenjë mund të ndihmojë që jeta juaj intime të jetë më e shëndetshme, duke ju dhënë më shumë arsye për të bërë dashuri me partnerin tuaj.

Këto ndjenja dhe emocione janë shumë të natyrshme, prandaj përshtatuni me veten tuaj të re. Vetëm kujdesuni dhe kënaquni me këtë fazë të bukur dhe të pabesueshme, që ju sjell shtatzënia. Fat të mbarë, nëna shtatzëna! /pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *