A keni menduar ndonjëherë pse ka kaq shumë bebe të lindura në muajin Shtator? Eh pra, ekziston një arsye shkencore për këtë gjë, shkruan Independent UK transmeton Gazeta Shneta.
Sipas ekspertëve, nuk duhet të befasohemi me faktin që shumica e bebeve ngjizen rreth kohës së festave.
Një kombinim i përmirësimit të kualitetit të spermës dhe ngjizjes së qelizës ovare, si shtesë edhe rritja e aktivitetit seksual gjatë muajve të dimrit, e shpjegojnë mjaft mirë këtë.
Sidoqoftë, ndryshimet biologjike nuk janë e vetmja arsye që shumica e shtatzënive fillojnë në dimër. Rënja e temperaturave ka dëshmuar si rezultat i asaj se më shumë çifte rrijnë në shtrat, nën një batanije të ngrohtë gjatë dimrit.
Ekspertët tregojnë që bebet e lindura në Shtator gjithashtu mund të kenë më shumë shkathtësi akademike në shkollë. Hulumtuesit analizuan të dhënat e pothuajse 1milion studentëve të shkollave publike të lindur në Florida gjatë vitit 1994 deri në 2000.
Gjetjet e tyre dëshmuan se ata pak muaj më shumë të zhvillimit të tyre shfaqën benefitet e dukshme për fëmijët e lindur në Shtator. Kjo pasiqë, fëmijët e lindur në Gusht janë të prirur të ngecin më shumë në shkollë si pasojë e niveleve të ulta të pjekurisë./Gazeta Shneta