Gratë zakonisht lindin të shtrira, po nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Deri në 300 vjet më parë, gratë kanë lindur fëmijët zakonisht duke qëndruar drejtë, në këmbë ose të mbështetur te dikush ose ndonjë gjë.
Gjenerata të grave kanë ditur se kjo kishte shumë përparësi, duke përfshirë zgjatje më të vogël të kohës së lindjes, më pak dhimbje për nënat dhe më shumë ndihmë nga graviteti.
Por, pse ka ndryshuar?
Disa besojnë se lindja shtrirë ka filluar me mbretin francez Louis XIV. Ai ka pasur dëshirë të shikojë gratë dhe të dashurat e tij duke lindur dhe ka mundur të shohë më së miri kur gratë ishin të shtrira në shpinë.
Kjo preferencë mbretërore ka bërë që të ndërojë metoda e lindjes, duke marë parasysh që Franca ishte lidere në fushën e obstetërve në atë kohë, përcjell Gazeta Shneta.
Sot, rreth 57% e femrave amerikane lindin të shtrira. Është një pozitë më e përshtatshme për mjekët dhe ata që përkujdesen që të monitorojnë dhe të nxjerrin fëmijën.
Megjithatë, kjo pozitë gjithashtu besohet se e zgjat procesin e lindjes dhe ngadalëson kontraktimet.
Por, pa marrë parasysh se çfarë ka pëlqyer mbreti Louis XIV, është e rëndësishme që gratë të zgjedhin vetë se në çfaër pozite duan të lindin./GazetaShneta