Ndërsa koronavirusi ka prekur të gjithë globin, mjekët kanë identifikuar një konstante të zymtë: Covid-19 ka prekur më shumë burra sesa gra.
Në Itali, burrat përbëjnë të paktën 70 përqind të të gjitha vdekjeve të koronavirusit. Ndërsa Koreja e Jugut ka pasur raste më të konfirmuara të COVID-19 në pacientët femra sesa meshkuj, transmeton Gazeta Shneta.
Në New York, më shumë burra sesa gra po testojnë pozitiv për koronavirus, me 55 përqind të të gjitha rasteve. Ata gjithashtu po vdesin prej saj me ritme edhe më të larta.
Fenomeni ka tronditur ekspertët mjekësor. Në nxitimin e tyre për të kuptuar të dhënat, shumë janë duke treguar gishtat te burrat dhe mënyra se si ata jetojnë.
Disa spekulojnë se shkalla më e lartë e duhanit tek meshkujt i lë ata më të prekshëm nga infeksioni i frymëmarrjes. Të tjerët mendojnë se burrat nuk po e respektojnë distancimin shoqëror ose janë duke u përshëndetur me duar pa i larë ato.
Por, sipas disa studiuesve të tjerë gjenetik, thjeshtë fakti i të qenurit mashkull ka rrezik të jashtëzakonshëm për t’u prekur nga virusi. /GazetaShneta/