Sigurisht se ju nëna e keni vërejtur pas lindjes, kur ta bëni pastrimin e parë të bebës, se gjinjtë janë të fryrë, pa marrë parasysh gjininë.
Por, një gjë e tillë nuk është shqetësuese. Mamia me përvojë nga Materniteti i Londrës, Razije Musa, e shpjegon këtë gjë për ju, shkruan Gazeta Shneta.
“Mos u frikësoni, nuk ka vend për shqetësim. Ato janë hormone që barten nga nëna. Por, do të bëhet shqetësuese nëse ju nëna apo dikush tjetër provoni me i prekë/ndrydh apo diçka tjetër që mund ta lëndoni bebën”, thotë Musa.
“Nuk ka afate kur zhduket/largohet fryrja, thjesht vetvetiu vijnë në gjendje të rregullt pa asnjë intervenim”, shtoi mamia nga Londra. /Gazeta Shneta/